Zgjerohen kapacitetet e personelit të Policisë së Shtetit, i shtohen 587 punonjës të rinj

0
Gjigandi

Tashmë Policisë së Shtetit do i shtohen 587 punonjës policie me vendimin e ri të qeverisë për zgjerimin e kapaciteteve.

Hera e fundit që ishte marrë një vendim i tillë i përkiste 22 majit të 2017 kurse sot u mor vendimi që numri total në gjithë Shqipërinë i punonjësve të Policisë të shkojë në 11 mijë e 645 nga 11 mijë e 58 që ishte.

VENDIMI NGA KESHILLI I MINISTRAVE

V E N D I M

RonaTyra

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.446, DATË 22.5.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E NUMRIT TË PËRGJITHSHËM TË PERSONELIT TË POLICISË SË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 6, të nenit 19, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, dhe të aktit normativ nr.28, datë 2.7.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në ligjin nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 1, të vendimit nr.446, datë 22.5.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, fjalët “… 11 058 (njëmbëdhjetë mijë e pesëdhjetë e tetë) punonjës …” zëvendësohen me “… 11 645 (njëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet e pesë) punonjës …”.
Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu