Zyra e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shqipëri ka reaguar sot në ditën e fillimit të procedurave parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë.
Në një njoftim në rrjetet sociale, OSBE është shprehur se përshëndet një proces gjithëpërfshirës për zgjedhjen e presidentit të ri.
Sipas OSBE, procesi duhet “të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë”.
Partia Socialiste ka nur sot negociatat me opozitën për zgjedhjen e presidentit të ri.
Ditën e sotme do të zhvillohen takime në kuadër të këtij procesi, me përfaqësues të grupeve të ndryshme parlamentare, ku do të flitet për profilin e kreut të shtetit.
/abc24.al/