Partia Demokratike ka propozuar 73 kandidatë për president.
Megjithatë, burimet janë shumë të rezervuar sa i përket emrave, pasi sipas tyre, dalja e disa emrave konkrete do ta dëmtonte procesin.
Një ditë më parë deputetët e PS i ftuan të propozonin nga 3 emra të cilët do të fillojnë të shqyrtohen në një moment të dytë.
Gjatë ditës së sotme, kreu i grupit të PS-së Taulant Balla nisi një tur konsultimesh me 3 krerët e grupeve parlamentare të opozitës ku iu kërkua të shtynte nisjen e procesit në limitet e afateve të parashikuara në kushtetutë.
Për momentin paqartësia më e madhe është se cila pjesë e Partisë Demokratike do të negociojë me PS-në, kryetarin i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj apo Komisionin e Rithemelimit të ish-kryeministrit Berisha.
Edhe për këtë çështje një përgjigje duket se do të japë Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Berisha në 30 prill.