Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ndaj procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri.
Paloka shkruan se procesi që po zhvillon Rama për gjetjen e Presidentit të ri nuk është serioz.
Reagimi nga Edi Paloka:
“Vetëm një detaj , për të treguar se sa “serioz” është procesi që po zhvillon Rama për gjetjen e Presidentit të Republikës.
Në listën e grupimeve, shoqatave dhe politikanëve që u është kërkuar të propozojnë kandidatura për President të Republikës së Shqipërisë , është dhe KONSULLATA GREKE në Korçë.!!! Nesër pritet që në bisedime me mëkëmbesin e Ramës , për këtë proces kaq “serioz” të shkojë dhe mëkëmbesi i LB .
Ne foto disa nga “shoqatat” që janë ftuar me e-mail të bëjnë propozimet e tyre!”