Zgjedhja e kryetarëve të degëve në PD/ Nis procesi i votimit në Fier, Selenicë dhe Fushë-Krujë

0
Zgjedhja e kryetarëve të degëve në PD/ Nis procesi i votimit në Fier, Selenicë dhe Fushë-Krujë
Gjigandi

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarëve të degëve në PD po zhvillohet këtë të diel në Fier, Selenicë dhe Fushë-Krujë.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar dege të PD Fier, Selenicë dhe Fushë-Krujë do të zhvillohen ditën e djel, dt 10 prill 2022 në Qendrat e Votimit si më posjtë vijon:

Fushë-Krujë

Selia e PD Dega Fushë-Krujë

RonaTyra

Selenicë

Lokali “Devoll Kuci” Peshkëpi

Fier

Godina e Universitetit UFO

Procesi I votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari I fundit I PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Kandidatët e për Kryetar dege sipas degëve janë:

PD Dega Fier

Gentian Theodhori Varfi

Rrapi Rako Gjika

Vladimir Sabri Kajolli

PD Dega Fushë Krujë

Agron Sure Loka

Aqif Shaban Mesi

PD Dega Selenicë

Gazmir Memo Beqaj

Leonard Josif Rakipaj

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në degët Fier, Fushë-Krujë dhe Selenicë të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu