Zëvendësministrja: Problemi i qenve endacakë duhet të zgjidhet nga niveli lokal dhe qendror

0
Zëvendësministrja: Problemi i qenve endacakë duhet të zgjidhet nga niveli lokal dhe qendror
Gjigandi

Thuajse çdo ditë raportohen raste kur qytetarët sulmohen nga qentë endacakë, derisa kjo problematikë kohët e fundit u bë më e theksuar në Prishtinë.

Sipas zëvendësministres së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Linda Çavdërbasha, përgjegjësia për gjetjen e zgjidhjes për qentë endacakë i takon edhe nivelit lokal edhe atij qendror.

Çavdërbasha, në “Edicionin Special”, tha se iniciativa “Kap, sterilizo, vaksino dhe lësho” është dashur që të menaxhohet më mirë.

“Mendoj që përgjegjësia është edhe e nivelit qendror edhe e nivelit lokal. I kemi parë rastet e fundit që kemi pasur shumë probleme, mirëpo mendoj që duhet të fokusohemi edhe në edukim të qytetarëve”.

“Gjatë kohës që ka qenë iniciativa “Kap, sterilizo, vaksino dhe lësho” është dashur që të menaxhohet më mirë. Kemi pasur qen që është supozuar se është vaksinuar apo sterilizuar, por që në terren situata nuk ka qenë e tillë”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu