Zelanda e Re e cila me masa të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19) arriti që të sjell në nivelin zero rastet, pas 25 ditëve konfirmoi dy raste të reja.
Nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, Dr. Ashley Bloomfield, njoftoi se është konfirmuar COVID-19 tek dy gra të moshave 30 dhe 40-vjeçare nga e njëjta familje, që kanë ardhur në Zelandën e Re nga Britania më 7 qershor.
Ai tregoi se gratë kanë udhëtuar nga Britania në Doha të Katarit e prej atje nga qyteti Brisbane i Australisë dhe se mbahen nën karantinë.
“Raste të reja nuk ishin ajo që shpresonim por në të njëjtën kohë ishte diçka që prisnim dhe ishim të përgatitur”, shtoi ai.
Dy pacientët gjithashtu kanë qenë në kontakt me një pjesëtar të familjes i cili gjithashtu është marrë nën karantinë.
Zelanda e re e cila ka ndaluar hyrjen në vend përveç shtetasve të saj dhe ka shpallur fitore ndaj virusit me masa të rrepta, javën e kaluar më 8 qershor kishte njoftuar se të gjithë pacientët janë shëruar.
Në mbarë vendin 1.506 persona ishin infektuar me COVID-19, prej të cilëve 1.482 ishin shëruar ndërsa 22 kishin humbur jetën.
Burimi: top-channel.tv