Zbulohet plani i fshehtë, qeveria bën gati koncesionin për testimet për koronavirusin

0
Gjigandi

Pas lehtësimit të masave kufizuese, Shqipëria po përballet me rritje të numrit të vi ktimave dhe të in fektuarve me koronavirus. Lidhur me situatën, Ministria e Shëndetësisë vendosi që maska të bëhet e detyrueshme në ambientet e mbyllura, ndërsa nëse kjo masë nuk zbatohet do të ketë ndëshkime ndaj qytetarëve.

Ndërkohë, teksa pandemia vijon të përhapet me ritme të shpejta në vendin tonë, lind dhe nevoja për shtim të testimeve të qytetarëve që kanë simptoma apo që kanë qenë në kontakt me presona të prekur nga COVID-19.

Por, mesa duket për këtë çështje qeveria e ka një plan. Deputetja socialiste Klodiana Spahiu, është shprehru për “Unpublished” në “Euronews” se po shikohet mundësia për të dhënë me koncesion testimin për COVID-19, përmes partneritet publik-privat.

Deputetja tha se Komiteti Teknik ka hedhur opsionin e ofrimit të këtij testimi me koncesion përmes PPP-ve, njësoj siç u veprua me shërbimet laboratorike.

RonaTyra

Por duket se ky vendim po mbahet ende i fshehtë dhe as nuk po konsultohet me specialistët për të parë nëse është rasti, që procesi ti besohet koncesionarëve. Edhe në rastet e mëparshme kur është aplikuar, ky partneritet është shoqëruar me debate të ashpra për favorizime klienteliste, mosfunksionim apo dëme të kapura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Kjo me sa duket është edhe arsyeja e moslejimit të kryerjes së tamponëve nga klinikat apo spitalet private. Gjithashtu ky plan justifikon edhe numrin e ulët të testimeve që po bëhen në popullatë, për të zbuluar rastet pozitive./ Opinion.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu