Futbollisti i njohur shqiptar, Liridon Krasniqi, ka tash e shtatë vite që ka braktisur Evropën për një jetë të re në Azi.
Krahas angazhimeve në fushën e gjelbër, duket se të reja ka edhe nga jeta private e tij.
Ditë më parë, futbollisti nga Kosova publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shihej duke i shprehur dashurinë një vajze misterioze.
“Ti më kompleton mua”, shkroi Krasniqi në mbishkrimin e fotografisë së shumëpërfolur.
Emisioni “Prive” në një nga kronikat e përjavshme e cilësoi si të vërtetë lajmin, gjersa zbuloi se vajza në fjalë është një bukuroshe shqiptare me prejardhje nga Peja.
Foto: Liridon Krasniqi/InstaStory
Emri i saj është Agonita dhe prej vitesh ajo jeton bashkë me familjen e saj në Zvicër.
Duket se gjërat mes dyshes janë serioze, përderisa çifti kanë bërë edhe pushime të përbashkëta para pak kohe.
/abc24.al/