Capital T publikon video duke kënduar muzikë rapsodike i përcjellë me çifteli e sharki

0
Capital T publikon video duke kënduar muzikë rapsodike i përcjellë me çifteli e sharki
Gjigandi

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ditë më parë festoi ditëlindjen e tij të 30-të.

Këtë rast ai e shënoi me një mbrëmje të veçantë në shtëpinë e tij, duke ftuar disa nga miqtë më të mirë për të shënuar dekadën e tij të tretë.

Sigurisht që në një mbrëmje të tillë feste nuk ka munguar edhe muzika, duke nisur që nga ajo moderne e deri te tradicionalja.

Foto: Capital T/Instagram

RonaTyra

Vet reperi publikoi të shtunën në rrjetin social Instagram një video të realizuar gjatë ditëlindjes, ku shihej me miqtë duke luajtur dhe interpretuar muzikë rapsodike.

Capital T mund të shihet duke kënduar me mikrofon këngën “Jem Ilira e jem Teuta”, ndërkohë që përcillet me çifteli dhe sharki.

“Sërish vjen marsi andaj ndjenjën kombëtare dhe atdhedashëse duhet ta mbajmë lart si dhe moralin e fortë e të gatshëm për çdo sfidë. Faleminderit Vëllezerve Agaj dhe gjithë rapsodëve që e kultivojnë muzikën tonë folklorikë autoktone. Zoti e bekoftë Kosovën Republikë”, shkroi në mbishkrimin e videos reperi, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi.

Përndryshe, Capital T ka bërë të ditur së fundmi se përveç muzikës, po e mendon debutimin e tij edhe në kinematografi, duke u bërë pjesë e një filmi amerikan që ka nisur xhirimet këto ditë.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu