Ylli i “The Irishman”, Paul Herman ndërron jetë në moshën 76-vjeçare

0
Ylli i “The Irishman”, Paul Herman ndërron jetë në moshën 76-vjeçare
Gjigandi

Ylli i “The Sopranos”, Paul Herman, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, saktësisht në ditëlindjen e tij.

Herman, i cili luajti në një mori filmash gangsterësh, duke përfshirë “Goodfellas” dhe “The Irishman”, vdiq më 29 mars dhe shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë ende i ditur.

Aktori amerikan ishte më i njohur për interpretimin e rolit të ‘Beansie Gaeta’ në serialin ikonik televiziv të dramës, “The Sopranos”.

Paul Herman (Foto: Getty Images)

RonaTyra

Vdekja e tij u konfirmua nga ylli tjetër i “Sopranos”, Michael Imperioli, i cili luajti Christopher Moltisanti në dramën HBO.

“Miku dhe kolegu ynë Paul Herman ka ndërruar jetë. Paul ishte thjesht një njeri i madh”, tha ai.

“Goodfellas, Once Upon a Time in America, The Irishman dhe sigurisht The Sopranos ishin pikat e tij kryesore. Do të më mungojë. Shumë dashuri për familjen e tij, miqtë dhe komunitetin e aktorëve dhe kineastëve”, shtoi tutje aktori.

Paul Herman (Foto: HBO)

Herman së fundmi luajti si Whispers DiTullio në epikën e krimit të Martin Scorsese “The Irishman” (2019).

Ai gjithashtu luajti Randy në “Silver Linings Playbook” të David O. Russell (2012).

Paul Herman në “The Irishman” (Foto: Euro Weekly)

I njëjti kishte lindur më 29 mars të vitit 1946 në Brooklyn dhe vdiq në datë të njëjtë në vitin 2022.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu