Amy Schumer e tronditur akoma nga skandali që ndodhi në “Oscars 2022”

0
Amy Schumer e tronditur akoma nga skandali që ndodhi në “Oscars 2022”
Gjigandi

Amy Schumer është ‘ende e traumatizuar’ nga ajo që ndodhi të dielën në “Oscars 2022”.

Prezantuesja e “Oscars”, e cila udhëhoqi ceremoninë e ndarjes së çmimeve bashkë me Wanda Sykes dhe Regina Hall, ka adresuar goditjen e Will Smith ndaj Chris Rock me një shaka që promovonte shfaqjen e saj të re në Hulu.

“Mendoj se të gjithë mund të pajtohemi se mënyra më e mirë për të zbërthyer atë që ndodhi është të shihni serialin tim Life and Beth në Hulu dhe të më shihni në turne këtë vjeshtë. Po me të vërtetë”, filloi Schumer.

“Ende e traumatizuar. Unë e dua mikun tim Chris Rock dhe besoj se ai e trajtoi atë si një profesionist”.

Ylli i “Trainwreck”, 40 vjeçare, tha se ndjen se Smith duhet të ketë “aq shumë dhimbje” brenda që ai të reagojë në atë mënyrë.

RonaTyra

“Jam ende në tronditje, e shtangur dhe e trishtuar”, përfundoi ajo shkrimin.

Deklarata është shumë larg shakasë që Schumer bëri direkt pas incidentit tronditës.

Smith shënoi histori në “Oscars” me goditjen që ia bëri komedianit Chris Rock, meqë ky i fundit u tall me gruan e tij për shkak të flokëve.

Akademia e Filmit tani ka nisur hetimin dhe do të duhet javë që të shohim se çfarë do të ndodhë me 53-vjeçarin.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu