Ditët e fundit ka qarkulluar në media se disa skuadra kosovare janë të interesuar për shërbimet e yllit të Shkëndijës së Maqedonisë Veriore, Besart Ibraimi.
Në një prononcim për Indeksonline, Ibrahimi e ka pranuar që ka interesim nga Kosova dhe Shqipëria.
“Normal që ka interes edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Po në ditët në vijim do të dihet gjithçka për të ardhmen time. Së pari duhet të flas me kryesinë e klubit të Shkëndijës, pastaj ta shohim”, ka thënë 33 vjeçari.
Ibraimi hezitoi të tregoj se cilat janë skuadrat e interesuar për të, pasi sipas tij nuk është momenti i duhur.
Këtë sezon 33 vjeçari ka kaluar në formë të mirë duke shënuar 6 gola e duke dhuruar 9 asistime në 23 paraqitje.