Ylli i Chelseat objektiv i dy skuadrave të mëdha

0
Gjigandi

Pedro vazhdon të mbetet një nga objektivët e mëdha të Romës për sezonin e ardhshëm.

32-vjeçari ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Chelsea dhe verdhekuqtë janë gati të bëjnë maksimumin për ta bindur spanjollin të transferohet në kryeqytet.

Por klubi nga Trigoria nuk do ta ketë aspak të lehtë të arrijë te sulmuesi, pasi në garë për të është future edhe Juventusi. Trajneri Sarri, i cili e ka stërvitur më parë lojtarin, kur drejtonte “blutë e Londrës” ka kërkuar transferimin e tij në Torino.

Drejtori sportiv i “zonjës së vjetër” Paratici ka nisur menjëherë punën për të gjetur akordin me futbollistin, i cili në tavolinë ka ofertën e Romës, që i ka propozuar një kontratë 3-vjeçare.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu