Talenti i karatesë, Yll Mahalla, anëtar i KK Kastriotit nga Ferizaj, ka arritur sukses të madh në Kupën mbarëkombëtare – Pavarësia, që u mbajt në Vlorë të Shqipërisë.
“Filloi historia e artë për Yll Mahallën, kampion në Kupën mbarëkombëtare”, shkruan Nebih Mahalla, ish karateist i mirënjohur.
Ylli bëri paraqitje të shkëlqyeshme, duke arritur sukses të madh dhe është një tregues i mirë se po vjen edhe një emër i ri.
Ai i takon familjes së njohur sportive Mahalla.