Artistët e njohur shqiptarë, Yll Limani dhe Noizy, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
Dyshja, e preferuar e publikut, njoftuan së fundmi se po vijnë me këngën e re të quajtur “Alkool”.
Në një postim të shpërndarë në InstaStory, ata zbuluan po ashtu se ky duet do të lansohet nesër (e enjte).
“Nesër 18:00 Alkool ft Noizy”, ka qenë përshkrimi që Limani ia ka vënë fotografisë së ndarë në Instagram.
Të shumta kanë qenë reagimet në hapësirën për komente, me fansat e të cilëve që mezi po presin për këtë bashkëpunim.
Kjo vjen një muaj pas projektit solo të Yllit të quajtur “9” ku ka mbledhur mbi nëntë milionë klikime.
Në anën tjetër, Noizy këtë kohë solli disa bashkëpunime përfshirë një me reperin Dardan e një tjetër me Ardian Bujupin.
/abc24.al/