DJ Regard do të performojë në “Sunny Hill Festival 2022”

0
DJ Regard do të performojë në “Sunny Hill Festival 2022”
Gjigandi

Tanimë janë konfirmuar disa prej yjeve botëror që do të performojnë në “Sunny Hill Festival”.

Fituesit të dyfishtë të Sanremos, Mahmod, DJ turk, Burak Yeter, Diplos e disa artistëve të tjerë do t’i bashkohet edhe DJ Regard.

Dardan Aliu (emri i vërtetë) u bë e ditur së fundmi se do të marrë pjesë në “Sunny Hill”.

Lajmi u konfirmua në një postim të faqes zyrtare të “Sunny Hill” të ndarë në Instagram.

I njohur ndërkombëtarisht e me një sërë hitesh, nuk ka dyshim se DJ Regard do të ‘elektrizojë’ skenën e madhe të këtij festivali.

RonaTyra

“Sunny Hill” ndërkohë sivjet rikthehet pas dy vitesh pauzë dhe do të mbahet në një lokacion të ri.

Sa i përket datave, këtë vit mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu