Xhoi dhe Xhesi, çifti i aventurave që e zbuluan dashurinë për njëri-tjetrin në ajër

0
Gjigandi

Xhoi dhe Xhesi, ishin të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Çifti, ndryshe nga shumë persona të tjerë, kanë pasur një histori dashurie të “pazakontë”, ata janë njohur në ajër. Mund të tingëllojë çuditshëm, por Xhoi është një parashutist dhe teksa ishte duke ushtruar pasionin e tij, Xhesi ishte afruar dhe kishte kërkuar që dhe ajo të fluturonte së bashku me të. Xhoi thotë se, që në momentin e parë që ka parë Xhesin, ka menduar se ajo do të jetë bashkëshortja e tij e ardhshme.

“Xhesi erdhi dhe ta provonte një fluturim.Erdhi dhe një grup që ishte i interesuar por se mbaj mend sepse fokusi im ishte tek Xhesi. Kur e pashë thash që ky do të jetë personi që dua të kaloj jetën time. Më vjen shumë mirë që sot jemi këtu. Xhesi është një person që i pëlqejnë aventurat, sepse unë jam gjatë gjithë kohës në udhëtime, fluturime. Kam nevojë për një person si Xhesi sepse ajo ka qejf aventurat. Ne kemi vendosur objektiv njëri-tjetrit, që Xhessi brenda këtij viti duhet të fluturojë e vetme”, u shpreh Xhoi.
Ndërsa Xhesi rrëfeu adrenalinat që përjeton teksa ndodhet në fluturim. Duke zgjedhur nga vendet më të preferuara të saj Llogaranë, e cila sipas saj ka një pamje mahnitëse.
“E preferuara ishte kur kemi qenë në një “air show” në Turqi dhe kemi fluturuar në një lartësi më e madhe se sa kishim fluturuar më parë. Unë e theksoj pamjet që të ofron Llogaraja nuk ti ofron asnjë vend tjetër. Të gjithë ishin atje që të fluturonin dhe të shijonin momentin”, tha Xhesi.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu