Drita është shpallur edhe zyrtarisht kampione e Superligës së Kosovës pas barazimit të sotëm mes Gjilanit dhe Ballkanit në xhiron e parafundit.
Gjilani dhe Ballkani barazuan me rezultatin 2:2.
Është ky titulli i tretë në histori të Dritës, ndërsa i dyti në tri vitet e fundit.
“Urime, simboli i forcës, vendit të parë dhe trofeut – ka shkruar ai në faqen zyrtare të Dritës në Instagram.