Tifo-grupi nga Suhareka, Xhebrailat, e kanë dërguar një kërkesë në adresë të kryetarit të komunës, Bali Muharremaj.
Xhebrailat kanë kërkuar nga Komuna e Suharekës që t’iu ndahet një lokal prej 100 metrave katrorë, për ta shndërruar në “fan-club”.
“Sot zyrtarisht kemi dorëzuar kërkesen tonë për shtëpinë tonë (zyre) për Xhebrailat.
Kërkesa jonë i është drejtuar Kryetarit Komunës z.Bali Muharremaj , Drejtorit për Kultur Rini Sport z.Beqir Berisha .
Xhebrailat presin përgjigje pozitive nga institucionet komunale”, shkruajnë Xhebrailat.
Portokallezinjtë kanë pasur probleme edhe me klubin futbollistik Ballkani, por gjatë këtij sezoni janë kthyer në tribuna.