Ish boksieri i mirënjohur i Prishtinës, Xhavit Visoka, ka uruar gazetën kombëtare “Bota sot”. Visoka ka qenë prej boksierëve më të mirë që ka pasur Kosova në vitet e pasluftës.
“Urime Gazeta ‘Bota sot’.
Ju uroj punë të mbar dhe vazhdoni kështu si deri me tani.
Po shkruaj dy-tri fjalë për sport, siç dihet boksi ka qenë një ndër sportet më të përcjellura tek ne.
Ju ishit ata që vazhdimisht në çdo ndeshje ishit prezent kudo e në çdo kohë. Sportistët janë baza e shtetit.
Pa sport s’ka jetë e ju ishit gjithmonë me sportin. Punë të mbarë e suksese”, uron Visoka.