Xhaka shënon për fitoren bindëse të Arsenalit 

0
Gjigandi

Ylli i kombëtares së Zvicrës, djaloshi nga Kosova Granit Xhaka shënon për fitoren e madhe të Arsenalit me rezultat 4:0 ndaj Norwich-ut, në takimin e javës së 32-të. 

Aubameyang shënon pas gabimit trashanik të portierit Krul në minutën e 33-të për 1:0 dhe katër minuta më vonë edhe shqiptari nga Kosova, Granit  Xhaka nga afërsia nuk e pati të vështirë të shënon dhe thellon epërsinë në 2:0. Në minutën e 67-të,

Aubameyang shënon golin e dytë të tij personal dhe për 3:0.  Në minutën e 81-të, Soares shënon për fitoren bindëse 4:0. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 46-të, Shkodran Mustafi u zëvendësua i cili është i gëzuar me Xhakën që arkëtuan tri pikë të mëdha. 

Arsenali ngjitet në vend të shtatë me 46 pikë dhe Norwich është në fund të tabelës me 21 pikë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu