Xhaka dhe Tushi me Baselin – larg vendit të dytë

0
Gjigandi

Futbollistët shqiptarë Taulant Xhaka dhe Tician Tushi me ekipin e Baselit ngecin në luftë për vendin e dytë pas barazimit në udhëtim me rezultat 2:2 me Servette-n, në ndeshjen e vlefshme të javës së 32-të të Kampionatit të Zvicrës.

Xhaka u paraqit deri në minutën e 79-të dhe Tushi u aktivizua në minutën e 75-të. 

Te Servette, Kastriot Imeri luajti deri në minutën e 59-të, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në fund të pjesës së parë dhe Alban Ajdini u paraqit në pesë minutat e fundit në barazimin e madh ndaj Baselit.

Për Servetten shënuan Kyei (9′), Schalk (58′) dhe për Baselin Campo (19′-nga penalltia) e Alderete (62′). 

Baseli është në vend të tretë me 56 pikë, ka gjashtë me pak se St. Gallen që renditet në pozitën e dytë. Servete është në vend të katërt me 46 pikë të mbledhura.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu