Xavi Hernandez ka rinovuar me Al-Sadd.
Ish mesfushori i skuadrës së Barcelonës, Xavi Hernandez, do të jetë në krye të Al-Sadd deri në fund të sezonit 2019/20.
Lajmin për rinovimin e kontratës e ka konfirmuar skuadra përmes faqes zyrtare.
Xavi lidhej me një kalim të mundshëm te Barcelona, si zëvendësues i Quique Setien, por duket se ai ka fokusin tek Al-Sadd.
Megjithatë, raportime të ‘Mundo Deportivo’ bëjnë të ditur se në kontratën e nënshkruar ka një klauzolë që lejon Xavin të largohet nga Al-Sadd, nëse në pyetje është Barcelona.
Ndërkohë, në ‘Camp Nou’, në krye të stolit vazhdon të jetë Quique Setien.