Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është ende në kërkim të një asistenti të ri pasi Mikel Arteta u largua për të marrë punën e trajnerit te Arsenali dhe është sugjeruar që spanjolli po mendon t’i ofrojë punën Xabi Alonso.
Alonso ka impresionuar si trajneri i ekipit B të Real Sociedad në vitin 2019/20.
Spanjolli ka një histori me Guardiola, pasi ka luajtur nën katalanasin në Bayern Munich, dhe ai gjithmonë ka folur shumë për metodat e ish-trajnerit të Barcelonës.
Sipas Goal, ai mund të bëhet asistent i Manchester Cityt dhe të punojë nën Guardiola, mund të jetë një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e Alonso për t’u bërë trajner i ekipit të parë në të ardhmen.
Rodolfo Borrell, i cili u bashkua me Manchester Cityt nga Liverpool në vitin 2016, është njeriu që mori përkohësisht pozicionin si ndihmës trajner kur Arteta u largua.