Will Smith pranohet në një klinikë luksoze rehabilitimi pas ngjarjes së bujshme në “Oscars 2022”

0
Will Smith pranohet në një klinikë luksoze rehabilitimi pas ngjarjes së bujshme në “Oscars 2022”
Gjigandi

Pas sulmit ndaj Chris Rock në “Oscars” të këtij viti, Will Smith raportohet se po kërkon ndihmë nga ekspertët për të përballuar stresin në një klinikë të famshme rehabilitimi.

Aktori amerikan ishte ylli i mbrëmjes së Çmimeve të Akademisë, teksa e goditi me shuplakë humoristin pasi bëri një shaka për flokët e rruar të gruas së tij, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

Ky moment pati pasoja të tilla, saqë siç raporton gazeta britanike

The Sun

, artisti do të kalojë pak kohë në një klinikë rehabilitimi.

RonaTyra

Incase you missed this, here’s another angle showing Jada’s reaction to Will Smith slapping Chris Rock. pic.twitter.com/bRPzE6D75u

– Dami’ Adenuga (@DAMIADENUGA) March 31, 2022

“Reagimet e shumta e kanë goditur Willin, kështu që ai ka kërkuar ndihmë për ta përballuar stresin”, thuhet më tej.

“Kjo është padyshim beteja e karrierës së tij. Do të jetë një tërheqje e nivelit të lartë të përdorur nga të pasurit dhe të famshmit dhe ai do të bëjë shumë kërkime duke punuar për të ecur përpara”, vazhdoi të tregojë për

The Sun

.

Will Smith shpreson, sipas burimit të gazetës, të kthehet në kohë për të shpëtuar karrierën dhe reputacionin e tij.

Will Smith (Foto: AP)

Kujtojmë se, pas faljes zyrtare, aktori tashmë është shkarkuar nga Akademia e Filmave.

“Unë jap dorëheqjen nga anëtarësimi im në Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe do të pranoj çdo pasojë tjetër që menaxhmenti i konsideron të përshtatshme”, tha ai në një deklaratë.

/abc24.al/

Will Smith (Foto: ROBYN BECK/AFP via Getty Images)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu