WhatsApp ka testuar një limit transferimi për të dhënat me madhësi deri në 2GB në platformën e saj.
Fuqitë e transferimit të të dhënave në WhatsApp janë shndërruar në një funksionalitet kyç i shërbimit që prej 2017-ës, por kufizimi prej 100MB në transferim nuk ka ndryshuar.
Sipas disa fotove të shpërndara të WhatsApp në iOS, platforma është duke testuar transferimin e të dhënave 2GB.
Duke rritur limitin në këtë nivel, platforma do të përdorej për të ndarë video klipe dhe përmbajtje media me madhësi të lartë. Mbi të gjitha këto të dhëna do të transferoheshin në mënyrë të sigurte falë enkriptimit fundor.
Nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një testim të përkohshëm dhe lokal apo një fushatë më të gjerë. Por zakonisht WhatsApp teston funksionalitetet e reja në këtë formë përpara se të bëhen të disponueshëm për të gjithë.