West Ham e fiton përballjen dramatike ndaj Chelsea

0
Gjigandi

West Ham United e ka fituar përballjen dramatike ndaj Chelsea, duke i mposhtur 3:2 rivalët lokal nga Londra.

Willian në minutën e 42’, kaloi Chelsean në epërsi, duke shënuar nga penalltia.

Kjo epërsi nuk zgjati shumë, me vendasit që barazuan përmes Tomas Soucek në minutat shtesë të pjesës së parë.

Michail Antonio në minutën e 51’, u përkujdes për përmbysjen e rezultatit, duke shënuar për 2:1.

Ishte Willian që shënoi sërish për Chelsea, kur në minutën e 72’ barazoi në 2:2 rezultatin.

RonaTyra

Fitoren West Hamit ia solli Andriy Yarmolenko, që në minutat shtesë realizoi një supergol.

Me këtë fitore, West Ham renditet në vendin e 16 me 30 pikë, ndërsa Chelsea me 54 pikë, mbetet në vendin e katërt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu