Timo Werner ka zbuluar që e kishte zgjedhur Chelsea-n pas përshtypjes që i kishte lënë trajneri, Frank Lampard.
Përfaqësuesi i Gjermanisë do t’iu bashkohet të Kaltërve më 1 korrik pasi që janë pajtuar që t’i paguhet klauzola e lirimit prej 47.5 milionë funtesh.
“Në bisedat me mua, trajneri shpesh e theksonte se sa shumë më dëshironte, se sa shumë më vlerësonte si person,” ka thënë Werner.
“Sigurisht, është vështirë që ta japësh një oazë mirëqenieje si ajo që e kam pasur në Leipzig për vite të tëra, por ju mund të shkoni përpara në karrierë vetëm nëse e hidhni hapin tjetër”.