Nesër me fillim nga ora 20:30, do të zhvillohet takimi ndërmjet Werder Bremenit dhe Bayern Leverkusenit, duel ky në kuadër të xhiros së 26-të në Bundesligë.
Edhe pse pandemia koronavirus ka shkaktuar telashe për të gjitha ligat e futbollit, Gjermania nga dje ka rifilluar kampionatin, por pa tifozë dhe me kujdes të shtuar.
Kështu, Werderi nesër në shtëpi e pret skuadrën e Bayern Leverkusenit, si të gjitha ndeshje edhe kjo do të zhvillohet pa tifozë me rregulla pa festuar golin, pa përqafime dhe pështyrje në fushë.
Ndërkaq, në një postimi të faqes së Werderit në “Twitter”, skuadra gjermane e paralajmëron ndeshjen ndaj Leverkusenit me fotografi të Rashicës.
“Gati për rikthim. Milot Rashica (raketa) dhe të tjerët janë të gatshëm për takimin e nesërm kundër Bayer Leverkusenit”, shkruhet në njoftim të Werderit.
Auf zum Re-Start: Milot #Rashica 🚀 und Co. sind bereit für das morgige Heimspiel gegen @bayer04fussball. 💪 👊
👉 https://t.co/2Obs2t3hoG#Werder pic.twitter.com/4EfzxG84rB
— SV Werder Bremen (🏡) (@werderbremen) May 17, 2020