Vuçiç: Do të lejojmë eksportimin e grurit në Shqipëri

0
Vuçiç: Do të lejojmë eksportimin e grurit në Shqipëri
Gjigandi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se do të lejohet eksportimi i grurit në Shqipëri, pasi vendi i tij ka mjaftueshëm.

Në një intervistë për Dnevni Avaz , Aleksandar Vuçiç foli për krizën në Ukrainë, nëse Serbia do të ndalonte eksportin e grurit në vendet e rajonit nëse Ballkanin e pret një krizë e re ekonomike, raporton .

“Natyrisht, ne kemi grurë mjaftueshëm për Serbinë, dhe më shumë se sa na mjafton, por është e kotë të thuhet se na mjafton diçka dhe se të tjerët nuk e kanë, sa për këtë Serbia do të jetë e hapur. Tashmë i ka marrë kërkesat e para nga Shqipëria dhe ne po punojmë për to. Por nëse thoni se Serbia do ketë bukë dhe Bosnja dhe Hercegovina jo, kjo do të thotë se as Serbia nuk do të ketë”, tha Vuçiç.

“Njerëzit duhet ta dinë, çfarëdo që të thonë për mua, çfarëdo që të thonë për Serbinë, është e sigurt që Bosnja dhe Hercegovina me siguri do të marrë një pjesë të sasisë së grurit, nuk ka dyshim për këtë. Është e rëndësishme që të komunikojmë”, tha Vuçiç.

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë bisedimeve me punonjës të sektorëve të ndryshëm për Paketën e Rezistencës Sociale, miratuar nga qeveria të shtunën tha se po negociohet me Serbinë për zhbllokimin e miellit apo grurit. Ai theksoi se kjo po realizohet përmes nismës së Ballkanit të Hapur.

RonaTyra

Evropa po përjeton një krizë ekonomike, pas nisjes së luftës në Ukrainë e cila është shoqëruar me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe hidrokarbureve.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu