Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën e tij, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës ditën e sotme, ku një 44-vjeçar është vendosur në pranga nga policia për abuzim seksual.

I arrestuari mësohet se ka tentuar të kryejë marrëdhëenie seksuale me vajzën e tij 14-vjeçare në prani të bashkëshortes.

G.C. banues në lagjen nr.15 sipas burimeve të policisë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj familjarëve të tij, duke nisuar nga bashkëshortja dhe më pas ka tentuar të dhunojë dhe vajzën e tij.

Sipas dëshmisë së 44-vjeçarit, ngjarja ka qenë e inskenuar nga vajza dhe bashkëshortja e tij.

Ai mesohet të ketë thënë në polici se ka qenë në gjendje të dehur dhe duke përfituar nga rasti vajza me të ëmën kanë sajuar akuzën, e cila sipas tij është e pavërtetë.

RonaTyra

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu