Një 43-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi u godit me thikë në kurriz. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të martë në shëtitoren e Sarandës, pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit J.G, i cili është autori i ngjarjes.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika, me të cilën dyshohet se shtetasi J. G. ka goditur shtetasin K. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abc24.al/