Vrioni ëndërron të debutojë në Milan-Juventus

0
Gjigandi

Një nga lojtarët më në formë padyshim është Paulo Dybala, i cili në ndeshjet e fundit ka shkëlqyer me gola dhe asiste për Juventusin.

Megjithatë për një ndeshje të rëndësishme për bardhezinjtë siç është ajo ndaj Milanit, sulmuesi argjentinas nuk do të jetë i gatshëm, kjo pasi ka plotësuar numrin e kartonëve.

Megjithatë pavarësisht gjithçkaje, Maurizio Sarri e ka gati zgjidhjen dhe e ka gjetur zëvendësuesin e argjentinasit.

Trajneri ka ftuar për ndeshjen e sotme Xhakomo Vrionin, i cili është grumbulluar në shumë ndeshje me ekipin e parë të Juventusit, por nuk ia ka dalë të debutojë.

Pikërisht ditën e sotme, sulmuesi shqiptar ëndërron debutimin në një stadium të madh si “San Siro” ndaj një skuadre gjithashtu të madhe siç është Milani.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu