Vrau ish-bashkëshorten, çfarë shkroi Sokol Halili pas krimit?

0
Gjigandi

Mediat në Kosovë kanë siguruar letrën që Sokol Halili i dorëzoi familjarëve të tij, pasi vrau me armë zjarri ish bashkëshorten shtatzënë

Hamide Magashi, në oborrin e maternitetit dy ditë më parë në Prishtinë. Në letrën e siguruar nga gazetari I televizionit T7, Sokoli shkruan se e ka vrarë me vetëdije Hamide Magashin.

Kujtojmë se Sokol Halili u vetëvra sot. Më tej në letrën e Sokolit shkruhet se ai dëshiron të tregojë se si ka qenë raporti i tij me Hamide Magashin dhe ka përmendur një plan që Hamide kishte bërë bashkë me motrat e veta.

Gjithmonë sipas letrës që ka shkruar Sokol Halili, Hamide Magashi i ka kërkuar atij që të bënin një marrëveshje, që ajo të shkojë dha ta rrisë fëmijën e vetë tek shtëpia e babait të saj.

Siç shkruan në letër, ajo i kishte ofruar 25 mijë euro për këtë gjë.

Union Contact

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu