Ushqimet që mbrojnë fëmijët nga viruset

0
Gjigandi

Periudha që po kalojmë është tipike e shpërthimit të viruseve. Ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga ftohjet dhe viruset, pasi shumë lëndë ushqyese janë të nevojshme për funksionimin normal të sistemit imunitar, ndërsa të tjerë janë shoqëruar me forcimin e tij natyral.

Shikoni më poshtë se cilat ushqime duhet të përfshini në dietën e fëmijës tuaj për të forcuar “natyrshëm” imunitetin e tij:

Agrumet

Të gjitha frutat janë të nevojshme dhe të rëndësishme. Veçanërisht përmendet portokalli, mandarina, limoni dhe të gjitha agrumet, pasi janë veçanërisht burime të pasura të vitaminës C, e cila kontribuon në trajtimin e infeksioneve, aktivizon prodhimin e antitrupave dhe forcon veprimin e sistemit imunitar.

Perime të verdha

Union Contact

Të gjitha perimet përmbajnë vitamina, minerale dhe elementë gjurmë që forcojnë sistemin imunitar të fëmijës. Megjithatë, perimet e kësaj kategorie, si karotat, patatet e ëmbla, kungulli dhe specat me ngjyrë, dallohen për shkak të përmbajtjes së lartë të karotenoideve dhe vitaminës A, e cila merr pjesë në mbrojtjen e organizmit.

Kosi

Është një nga burimet kryesore të probiotikëve në dietën tonë. Probiotikët mbrojnë sistemin gastrointestinal nga infeksioni, ndërsa të dhënat e hulumtimit tregojnë se ato ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe forcimin e sistemit imunitar në tërësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu