Autori i krimit të dyfishtë në Gramsh është arrestuar nga policia.
Xhavit Sinani 75-vjeç vrau gruan Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij, Shaqir Sinani. Pas krimit të rëndë, autori ka marrë në telefon fëmijët ku më pas u ka dhënë lajmin tragjik.
Bashkëshorten mësohet se e ka vrarë në shtëpi, ndërsa vëllanë tek banesa e tij jashtë, pasi jetonin pranë njëri-tjetrit, rreth 1 km distancë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes tragjike.