Vrau dy vellezërit në Vlorë, ekstradohet nga Italia në vendin tonë 47-vjeçari

0
Vrau dy vellezërit në Vlorë, ekstradohet nga Italia në vendin tonë 47-vjeçari
Gjigandi

Gerti Selimaj është ekstraduar na Italia drejt vendit tonë, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy vellezërve në Vlorë. Ngjarje kjo e ndodhur 23 vite më parë. Në vitin 1998, Selimaj, i cili sot është 47 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri dy vellezërit Beqir dhe Elmaz Hasho.

Sipas policisë, ndaj 47-vjeçarit, gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit luftarak”. Ekstradimi i tij është bërë në bashkëpunim të Interpol Tirana me autoritetet italiane.

Njoftimi i plotë:

Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Italia drejt vendit tonë, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve, në Vlorë.

RonaTyra

Nga Zyra Qëndrore e Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët italianë, u bë ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

-G. S., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të datës 09.02.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit luftarak”.

Rrethanat e ngjarjes:

Në vitin 1998, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, shtetasi G. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri vëllezërit B. H. dhe E. H., të cilët për pasojë kanë humbur jetën.

Pas ekstradimit në Shqipëri, Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë  bënë ekzekutimin e urdhrit të prokurorit, në zbatim të vendimit penal për masën e sigurisë, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, më datën 09.02.2021.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu