Vrau bashkëfshatarin për pronat, lihet në burg 63-vjeçari; zbardhet dëshmia

0
Gjigandi

Fatmir Manallari, autori i vrasjes së bashkëfshatarit të tij Safet Hyskollari është lënë në burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqasor në Pogradec.

Viktima ka marrë dy plagë në gjoks dhe një në parakrah. Autori ka shprehur pendesë, gjatë gjithë kohës është parë duke qarë. Nga prokurori është kërkuar masë ‘arrest me burg’ për rrezikshmëri të lartë shoqërore. Autori është shprehur se vrasjen nuk e ka bërë me dashje por është vetëmbrojtur.

“Më ka sulmuar dhe goditur në kurriz me gur, edhe unë e godita me gur por nuk e kapa, ai më sulmoi me një copë drapër të këputur dhe me atë unë ja mora nga dora, nuk kisha me vete thikë.

Me drapërin e këputur, nuk e di çfarë bëra dhe ku e shpova por unë po mbrohesha. Ky debat ka 20 vjet. Punoja në kovacabën e koperativës që e mbajta kur u ndanë pronat, në vitin 2006 me është djegur shtëpia ime dhe aty shtova blindat.

Ditën e ngjarjes isha në punë, tek fabrika e karrigeve dhe nuk lejohej asnjë send i hekurt. Një herë në dy tre ditë shkoja tek prona, dhe vajta në shtëpinë e tij dhe e thirra, e pash që aty ishte me një burrë dhe e thirra, aty i thash që pse më ke shkatërruar pronën, ai më tha që ik ore se kam dokumenta, i thash që të merrte dokumentat më pas doli e shoqja e cila tha dil e vraje atë plehrën, atë mi kanalesh se ne kemi lekë dhe dalim nga burgu.

Aty ai po me gjuante, unë kam tendinat e këputura dhe nuk e kontrolloj dot dorën dhe unë e mora hekurin. Unë nuk mbaj mend dhe nuk di ku e qëllova”, tha ai.

Prokurori thotë se nga kamerat është siguruar se autori ka ikur me vrap, ai po ndiqej nga viktima. Autori ka goditur me mjet prerës që e ka pas me vete dhe e ka goditur disa herë përball viktimën. Referuar këqyrjes së viktimës kanë tre plagë në kufomën.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në datën 7 Shtator të këtij viti por masa e sigurisë është dhënë sot 3 ditë pas arrestimit të tij. Manellari u arrestua nga policia 2 muaj pas ngjarjes ku la të vdekur një person për motive pronësie. Në momentin e arrestimit ai e ka pasur draprin me vete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu