Vrasja pas sherrit për kalin, Gjykata e Vlorës mban në burg kunatin e autorit

0
Vrasja pas sherrit për kalin, Gjykata e Vlorës mban në burg kunatin e autorit
Gjigandi

Gjykata e Vlorës mbajti në burg 21 vjeçarin Ariel Kingji, i arrestuar pas tre viteve në arrati si i përfshirë në një vrasje në vitin 2019 që si motiv kishte një kalë në plazh.

Ariel Kingji, 21 vjeç, i dyshuar si bashkëpunwtor në një vrasje në Gusht të vitit 2019 në Vlorë u la në burg nga Gjykata e Vlorës.

Ai u kap teksa lëvizte i armatosur në një makinë në qytetin bregdetar edhe pse prej tre vitesh ishte në kërkim.

Në burg mbeti dhe Kristo Drolli, 50 vjeç, që po ashtu u kap me një pistoletë në brez.

Nga qelia u nxor Shpati Lena 37 vjeç. Për të gjyqtarja Arbana Selmanaj vendosi që të vazhdojë të hetohet në gjendje të lirë.

RonaTyra

Ata u arrestuan në zonën e Ujit të Ftohtë në kuadër të operacionit “Valët” pasi policia e Vlorës mori një informacion për persona në kërkim që lëviznin të lirë dhe të armatosur.

Ariel Kingji dhe Shpati Lena ishin të përfshirë në një përplasje në zonën e plazhit që përfundoi me vrasjen e Arben Beqirajt, i njohur si “Arbeni i Çeçesë”.

Djali i tij Egert Beqiraj si dhe nipi Nesim Hodaj mbeten të plagosur nga plumbat.

Si autor i krimit në qeli ndodhet Eduart Xhezo, i arrestuar disa kohë pas ngjarjes në Durrës ku fshihej.

Sherri që përfundoi me një viktimë dhe 2 të plagosur nisi për qetësinë e prishur në plazh nga një kalë.

Gazmend Alushi, kujdestar i kafshës në pronësi të Eduart Xhezos u dhunua nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë që ndodheshin në një lokal.

Eduard Xhezo, I njohur edhe me emrin Ermal bashkë me Shpati Lenën dhe Ariel Kingji, atë kohë vetëm 19 vjeç, të armatosur shkuan për tu sqaruar me Arben Beqirajn.

Por takimi që duhet të ishte për sqarim përfundoi në përplasje me armë pasditen e 4 gushtit në zonën e plazhit të Vjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu