Vrasja e 37-vjeçares Jetlira Elezi/ DETAJE nga ngjarja që tronditi Elbasanin

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanit gjatë orëve të para të së shtunës. 37-vjeçari Ramis Mici qëlloi me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi, e cila nuk mundi që ti mbijetojë plagëve të marra.

E rëndë në Elbasan, 37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen

Jetlira Elezi, 37-vjeçarja ishte viktima që u godit për vdekje nga bashkëjetuesi i saj. Ajo gjatë ditës së sotme do të largohej nga banesa. Elezi la pas dy fëmije nga martesa e mëparshme.

U qëllua për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj, publikohet fotoja e viktimës Jetlira Elezi

Autori i kësaj ngjarje të rëndë është Ramis Mici. 37-vjeçari ishte i divorcuar dhe kishte një fëmijë, ndërsa pasi kishte gjetur një banesë me qira në këtë lagje, kishte marrë aty dhe bashkëjetuesen e tij.

RonaTyra

FOTO/ Vrasja në Elbasan, ja kush është 37-vjeçari që goditi për vdekje me thikë gruan e tij

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur edhe pronari i banesës ku ndodhi krimi, i cili njëkohësisht është personi që gjeti trupin e pajetë të 37-vjeçares. Në një prononcim për mediat, ai ka deklaruar se e gjeti viktimën të mbuluar nga gjaku, ndërkohë që autori u largua nga banesa. Gjithashtu ai ka pohuar se e reja ishte me urdhër mbrojtje, pasi para disa ditësh Mici e kishte rrahur dhe se ai ishte arrestuar nga policia për dhunën e ushtruar ndaj bashkëjetueses.

“37-vjeçarja ishte me urdhër mbrojtje”, flet pronari i banesës ku ndodhi krimi: Ja si e gjeta gruan e vrarë

Ndërkohë pronarja e banesës Leme Zdrava, ku mbeti e vrarë 37-vjeçarja ka dhënë detaje tronditëse, ku ka deklaruar se viktima do të largohej sot nga banesa. Gjithashtu ajo tha se e reja i kishte thënë se ishte me urdhër mbrojtje.

Vrasja në Elbasan/ Dëshmia tronditëse: 37-vjeçarja do të largohej sot nga banesa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu