Vranë mikun e Vis Martinajt dhe biznesmenin e njohur, jepet vendimi për Eduart Lamaj dhe për ndihmësin

0
Gjigandi

Eduart Lamaj është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Kurbinit për shkak se akuzohet për vrasjen e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës, ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 2020 në një lokal në autostradën Milot-Mamurras.

Ndërkohë Ilir Xhepa është dënuar me 33 vjet heqje lirie.

Ai akuzohet se ka qenë një nga bashkëpunëtorët e Eduart Lamajt në masakrën e ndodhur në Laç.

Së fundmi gazetari Artan Hoxha për këtë ngjarje deklaron se kjo është një vrasje e pastër me pagesë dhe një grabitje siç u pretendua.

Sipas Hoxhës Bujar Lika i njohur si Ari, ka qenë njeriu më i afërt i Ervis Martinajt.

Hoxha thekson se vrasësit janë kujdesur që të kryejnë porosinë deri në fund madje kanë krijuar edhe alibinë e grabitjes për të mos u zbuluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu