Eduart Lamaj është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Kurbinit për shkak se akuzohet për vrasjen e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës, ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 2020 në një lokal në autostradën Milot-Mamurras.
Ndërkohë Ilir Xhepa është dënuar me 33 vjet heqje lirie.
Ai akuzohet se ka qenë një nga bashkëpunëtorët e Eduart Lamajt në masakrën e ndodhur në Laç.
Së fundmi gazetari Artan Hoxha për këtë ngjarje deklaron se kjo është një vrasje e pastër me pagesë dhe një grabitje siç u pretendua.
Sipas Hoxhës Bujar Lika i njohur si Ari, ka qenë njeriu më i afërt i Ervis Martinajt.
Hoxha thekson se vrasësit janë kujdesur që të kryejnë porosinë deri në fund madje kanë krijuar edhe alibinë e grabitjes për të mos u zbuluar.