Vokrri, me Prishtinën pati realizuar ëndërrat e të gjithë shqiptarëve

0
Gjigandi

Sot mbushen dy vite prej ndarjes nga jeta të futbollistit më të madh që ka pasur Prishtina.

Prijësi i gjeneratës së “viteve të arta” të Prishtinës, fanellën e së cilës ka veshur për gjashtë vite, 1980-1986, ka qenë, është dhe do të mbetët inspirim në karrierën e çdo futbollisti që do të lind në këto troje.

Vokrri, me Prishtinën pati realizuar ëndërrat e të gjithë shqiptarëve nga Ulqini në Preshevë e deri në Strugën e largët, duke arritur majat e futbollit të atëhershëm.

Rreth 172 ndeshje zyrtare dhe 55 gola të shënuar për gjashtë vitet e tij në kryeqendrën e Kosovës, adhuruesit e Prishtinës nuk do t’a harrojnë asnjëherë, shkruan në faqen e klubit të futbollit Prishtina.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu