Vlerësime ndërkombëtare për finalizimin e ankandit për Parkun Fotovoltaik të Karavastasë: I suksesshëm, veçanërisht çmimi i arritur

0
Gjigandi

Finalizimi me sukses i ankandit për ndërtimin e parkut Fotovoltaik të Karavastasë, por mbi të gjitha çmimi prej 24.89 euro, për MWh, i ofruar nga kompania fituese, Voltalia, ka marrë vlerësime mjaft pozitive nga institucione të ndryshme europiane.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, si dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në reagimet e tyre publike kanë vlerësuar maksimalisht procesin.
Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Sekretariatit, drejtori Janez Kopač shprehet se e mirëpret këtë ankand në fushën e energjisë së rinovueshme dhe veçanërisht çmimin e arritur. Kopač shton më tej se ky është një përfitim i qartë për konsumatorët e energjisë dhe shënon kështu dhe një drejtim të rëndësishëm për rajonin.
“Ne përshëndesim ankandin e suksesshëm në lidhje me energjinë e rinovueshme në Shqipëri, duke theksuar veçanërisht çmimin e arritur. Ky ankand siguroi një proces përzgjedhës konkurrues, që rezultoi me një çmim energjie më të ulët. Kjo është një fitore e konsidrueshme për konsumatorët e energjisë dhe paraqet një trend shumë të rëndësishëm të kësaj energjie në rajon”, shprehet Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë Janez Kopač.
Ndërsa Zsuzsanna Hargitai, drejtoresha rajonale e BERZH për Ballkanin Perëndimor, përmes një reagimi në rrjetet sociale e cilëson si një arritje të mahnitshme finalizimin e ankandit për Parkun Fotovoltaik të Karavastasë. “Arritje e mahnitshme – 24.86 EUR /MW është më pak se gjysma e çmimit të çmimit prej 55 EUR/MW dhe një thyerje rekordi – rezultat i një tenderi të mirëorganizuar diellor – një punë e përbashkët 3-vjeçare e Shqipërisë dhe BERZH”, shkruan Hargitai.
Finalizimi i ankandit për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë është pasqyruar edhe nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reurters, e cila raporton se kompania franceze Voltalia, është fituese e këtij ankandi pasi ofroi të shesë gjysmë e energjisë së prodhuar nga parku fotovoltaik i Karavastasë për më pak se gjysmën e çmimit fillestar të kërkuar. “Volttalia do të shesë gjysmën e energjisë së saj në Shqipëri me 24.89 euro për MWh për 15 vitet e para të kontratës dhe pjesën tjetër në tregun e hapur”, shkruan Reurters.
Të mërkurën Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmbylli me sukses ankandin ndërkombëtar për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Karavastasë, i cili do të jetë parku energjetik më i madh me energji solare në Ballkan. Kompania fituese u shpall Volttalia, një kompani me kapital tërësisht francez, e cila ofroi çmimin prej 24.89 euro, për MWh, një çmimi ky i konsideruar si fantastik, për leverdinë ekonomike që i sjell ekonomisë së vendit, nisur nga fakti se energjia elektrike me shumicë në Shqipëri llogaritet të jetë në nivelin 50-55 euro për MWh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu