var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });
Antonio Kasano thotë se PSG-ja do ta blejë Mauro Ikardin për 70 milionë euro, duke shtuar se edhe po të kthehet nga huazimi argjentinasi nuk do të luajë për Interin më.
“Unë e kam të sigurt që Ikardi nuk do të luajë më për Interin. Është shumë e vështirë që ai të veshë përsëri bluzën zikaltër edhe nëse kthehet nga huazimi. Unë mendoj se PSG-ja do e blejë atë, duke derdhur në arkat e Interit 70 milionë euro. Ky është një çmim që për atë lojtar ia vlen.
Vlera e tij mbetet e pa ndryshuar ndonëse pas vështirësive të Koronavirusit nuk dihet kush mund ta përballojë. E sigurt është që ai nuk do të luajë më për Interin.”, u shpreh Kasano.
Kujtojmë se Ikardi është në huazim te PSG-ja deri në fund të sezonit nga Interi, me të drejtë blerje, pro kohët e fundit kanë qarkulluar lajme se francezët nuk kanë ndërmend ta blejnë përfundimisht sulmuesin..