Një vizitor në një ishull Misisipi gjeti një iPhone të humbur në ujë dhe ishte në gjendje t’ia kthente pronarit të tij pasi zbuloi se pajisja ende punonte pasi gati një jave nën ujë.
Sipas medieve të huaja, Erin Skaggs, nga Gulfport (Misisipi), tha se ajo humbi telefonin e saj në ujë gjatë një udhëtimi në Ditën e Përkujtimit në Horn Island.
“Supozova se nuk ia vlente të gjendej”, s
hkroi Skaggs në një postim në Facebook.
Skaggs tha se ajo bleu një telefon të ri ditën tjetër.
Në anën tjetër, Cody Lowe nga Biloxi tha në një postim në Facebook se ishte duke vizituar Horn Island të dielën kur gjeti një iPhone në ujë. Lowe e futi telefonin në prizë dhe u befasua kur pa se ai ende funksiononte.
Lowe postoi një foto të ekranit të kyçur të telefonit – ku ishte një foto e Skaggs dhe e burrit të saj – dhe ishte shpërndarë qindra herë përpara se të lajmi t’i shkonte Skaggs.
Skaggs tha se ishte veçanërisht mirënjohëse që iu kthye telefoni, pasi përmbante shumë fotografi për të cilat ajo kishte frikë se do të humbeshin përgjithminë.
“Faleminderit Cody Lowe! Faleminderit të gjithëve që më dërguan mesazh, e më njoftuan! Dhe faleminderit Apple për prodhimin e telefonave rezistent nga uji”
, shkroi Skaggs.