Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj prej ditësh ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA.
Pas vizitave në DASH dhe institucione të tjera, Gjekmarkaj është pritur nga Kongresmeni amerikan Robert B.Anderholt, një dashamirës i Shqipërisë.
Ai shkruan se shkëmbyem mendime dhe ide për forcimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe për gjendjen në të cilën ndodhet Opozita shqiptare sot, për rrugë dhe mundësi për të tejkaluar këtë krizë.
Postimi
“Një takim i gjatë dhe i përzemert me Kongresmenin e Alabames z.Robert B.Anderholt, një dashamirës i Shqipërisë. Shkëmbyem mendime dhe ide për forcimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe për gjendjen në të cilën ndodhet Opozita shqiptare sot, për rrugë dhe mundësi për të tejkaluar këtë krizë. Një opozitë e bashkuar dhe e fortë i shërben mbi të gjitha ndryshimit dhe Shqipërisë”