VIP të shumtë arrijnë në dasmën e djalit të David Beckhamit – të ftuarve iu konfiskohen telefonat…

0
VIP të shumtë arrijnë në dasmën e djalit të David Beckhamit – të ftuarve iu konfiskohen telefonat…
Gjigandi

Të famshëm, miq dhe familjarë kanë filluar të mbërrijnë në dasmën e Brooklyn Beckhamit dhe trashëgimtares Nicola Peltz përpara ditës së madhe të nesërme.

Gordon Ramsay, Serena Williams dhe Eva Longoria ishin disa nga yjet e listës A që mbërritën në kompleksin e familjes Peltz në vlerë prej 103 milionë dollarësh në Palm Beach, Florida, të premten në mbrëmje.

Kuzhinieri i famshëm u fotografua me gruan e tij Tana, e cila kishte veshur një fustan të kuq mahnitës dhe vajzën e tij Holly Anna, shkruan

DailyMail

.

RonaTyra

Ndërkohë, Gordon, 55 vjeç, ishte i veshur me një kostum të zi dhe këmishë të bardhë dhe pa kravatë.

Familjet Ramsay dhe Beckham kanë qenë prej kohësh miq të ngushtë dhe kanë shkuar në pushime së bashku dhe kanë kaluar Krishtlindje të shumta së bashku.

Miqësia e tyre thuhet se filloi pasi Gordon organizoi festën e Beckhamit para Kupës së Botës në vitin 2006. Dhe gratë e tyre gjithashtu janë afruar shumë, duke u lidhur me faktin se janë britanikë që jetojnë në Los Angeles.

Eva Longoria mbërriti me një fustan të bukur mëndafshi pjeshke deri në dysheme, i komplimentuar me taka ari.

Aktorja dukej se po kënaqej gjatë rrugës për në event dhe u fotografua duke qeshur me yllin e tenisit Serena Williams.

Serena veshi një fustan seksi, të shkurtër në stil lëkure, të cilin e kombinoi me një palë taka argjendi.

Familja Beckham u pa gjithashtu në këtë ngjarje.

Më herët gjatë ditës, David dhe Victoria Beckham u panë duke mbërritur në kompleksin e familjes Peltz në Palm Beach.

Një turmë mysafirësh u mblodhën jashtë kompleksit, të parë duke u përzier dhe duke biseduar rreth zonës së ujit, përpara darkës.

Siguria ishte aq e rreptë sa të ftuarve iu kërkua që të hiqnin celularët e tyre jashtë funksionit duke i vendosur në një qese të posaçme që ishte e mbyllur.

Çantat duhej të zhbllokoheshin vetëm në fund të natës kur të ftuarit – përfshirë Eva Longorian – u larguan, tha një burim për

DailyMail

.

Menjëherë pas fillimit, muzika me zë të lartë e zhanrit pop dhe disko filloi të përhapej në ajrin e natës dhe dëgjohej qartë nga rruga jashtë.

Më herët gjatë ditës, familjet Beckham dhe Peltz gjithashtu duket se kanë marrë një avion privat për familjet dhe miqtë e tyre nga Britania e Madhe, të cilët u panë duke zbritur nga avioni në një aeroport lokal privat këtë pasdite.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu