Vidhet shtëpia e atasheut diplomatik pranë Ambasadës së Kuvajtit në Tiranë.
Policia tha se nga banesa e Humoud Saleh Alhusaini është vjedhur pa thyerje shtëpie një byzylyk dhe unazë floriri.
Diplomati i huaj mesohet se jeton në kompleksin e vilave ne Petrelë. Për këte ngjarje komisariati një ka të dyshuar shtetasen iflipineze Annabelle Belgira e cila ishte e punësuar për mirëmbajtjen e vilës.
Burime pranë komisariatit numër 1 pohuan për Top Channel se emri i 28 vjeçares do të referohet në Prokurori për dyshimet e vjedhjes.